Flash News

KRYESORE

Tensionet në Vaun e Dejës, ministri Lleshaj: Sot shkarkohet kryetari i bashkisë Zef Hila

Tensionet në Vaun e Dejës, ministri Lleshaj: Sot shkarkohet kryetari i

Dërgimi i materialeve zgjedhore mbrëmë në KZAZ-në nr 6 në Vaun e Dejës mbrëmë u shoqërua me tensione dhe përplasje mes banorëve dhe policisë së rendit.

Protestuesit i vunë flakën qendrës së Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në Bushat , ndërsa tre policë u plagosën.

Pas ngjarjes, sot në një deklaratë për shtyp, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagoi ashpër, duke paralajmëruar se sot do të shkarkohet kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila, si përgjegjësi kryesor i ngjarjes së mbrëmshme.

“Për arsye të një serie shkeljesh të rënda të detyrës dhe ligjit që kulmuan mbrëmë me sulmin ndaj KZAZ nr 6 nga punonjës të bashkisë së Vaut të Dejës, kryetari i saj do të shkarkohet sot nga detyra me propozim të ministrit të Brendshëm. Të njëjtin fat do ketë ndaj cilitdo që autoritetin e kryebashkiakut do ta përdorë për të penguar zgjedhjet duke i lejuar punonjësit e bashkisë të sillen si forca të dhunshme”, tha Lleshaj, ndërsa sqaroi se materialet e djegura në KZAZ do të zëvendësohen deri në 30 qershor.

Të fundit