Flash News

KRYESORE

Tensionet pas shembjes së TK, reagon policia: U shoqëruan 37 persona sepse tentuan të pengonin autoritetet

Tensionet pas shembjes së TK, reagon policia: U shoqëruan 37 persona

Reagon policia e shtetit pas tensioneve dhe përplasjeve që u shënuan për shkak të shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Sipas policisë, janë shoqëruar deri tani 37 persona, me pretendimin se kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.

Po ashtu sipas policisë, është lënduar edhe një efektiv i cili ka marrë ndihmë m,jekësore te Trauma.

“Me kërkesë nga Inspektoriati i Mbrojtjes se Territorit i Bashkisë Tiranë, forca të Policisë së Shtetit janë në mbështetje të aksionit të nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, për t'i hapur rrugë projektit të ri për rindërtimin e tij.

Gjatë aksionit në terren janë shoqëruar 37 persona, të cilët kundërshtuan me forcë apo tentuan të pengonin autoritetet në zbatimin e vendimit.

Policia e Shtetit po vijon veprimet procedurale, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Duke përfituar nga ky komunikim, Policia e Shtetit kujton qytetarët dhe drejtuesit politike, se tubimet apo grumbullimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Mosrespektimi i distancës sociale rrezikon gjithë përpjekjen disajavore të gjithë qytetarëve, të cilët kanë respektuar me rigorozitet udhëzimet.

Gjithashtu apelojme fort për këdo që të shmangë përplasjen me forcat e Rendit që janë në krye të detyrës.

Në spitalin e traumës një punonjës policie është duke marrë ndihmë mjekësore, pasi është goditur me sende të forta nga tubuesit.”, sqaron policia.

Të fundit