Flash News

KRYESORE

Tensioni dhe dhuna në protestë, ministri Lleshaj kërkon distancimin e opozitës: Dëgjoni miqtë e mëdhenj të Shqipërisë

Tensioni dhe dhuna në protestë, ministri Lleshaj kërkon

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj akuzon drejtuesit e opozitës për dhunë dhe i kërkon atyre që të distancohen. Lleshaj thotë se është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë.

“Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm. Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë. Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona”, shprehet Lleshaj.

Lleshaj është akuzuar disa herë nga kreu i opozitës, Lulzim Basha, se ka provokuar tensionin në protestë, duke larguar efektivët e policisë nga Kryeministria.

Protesta-LIVE/ 6 të lënduar te Kryeministria; Basha akuza Lleshajt: Hapja kordonit të policisë, skenar i Qeverisë. Reagojnë Rama dhe Kryemadhi

Të fundit