Flash News

KRYESORE

Tensioni mbi Siri, presidenti i Italisë kërkon urgjentisht formimin e qeverisë

Tensioni mbi Siri, presidenti i Italisë kërkon urgjentisht formimin e

Mbi Siri pritet nga momenti në moment që të fluturojnë raketat e SHBA-Britanisë-Francës si kundërpërgjigje e përdorimit të armëve kimike kundër civilëve. Kjo situatë ka alarmuar Italinë, një prej superfuqive të Mesdheut, rajon që rrezikon të përfshihet nga luftrat e një shkalle të gjerë.

Për këtë arsye, presidenti italian Sergio Mattarella ka kërkuar urgjentisht formimin e qeverisë së re. Politika italiane është në ngërç për shkak të rezultatit që prodhuan zgjedhjet e muajit të kaluar, por më i mundshëm shihet skenari i një qeverie midis Lëvizjes 5 Yjet dhe Ligës së Veriut.

“Pritshmëritë e bashkëqytetarëve tanë, konkurrueshmëria në tregtinë ndërkombëtare, afatet e rëndësishme dhe të mundshme nga BE, rritja e tensioneve ndërkombëtare, në zonat pranë Italisë, kërkojnë urgjentisht që një përballje mes partive të zhvillohet dhe të përfundojë në mënyrë pozitive”, ka deklaruar Mattarella.

Aktualisht, Roma ka mbetur jashtë çdo diskutimi sa i përket konfliktit në Siri, ku Rusia ka paralajmëruar Perëndimin për përfshirjen në luftë në krah të Sirisë, ndërsa tensione të tjera po rriten në Egje midis Greqisë dhe Turqisë, si dhe ekzistenca e rrezikut të një konflikti të armatosur midis Marokut dhe Algjerisë.

Gjenerali rus paralajmëron Perëndimin: Kremlini mund të godasë Qipron nëse sulmohet Siria

Të fundit