Flash News

KRYESORE

Tensioni me banorët e Astirit që konfuzoi edhe ish deputeten e PD: Banorët më thonë se një person ka vdekur

Ish deputetë të opozitës jashtëparlamentare sot kanë mbështetur banorët e Astirit, të cilët janë përplasur me policinë që në orët e para.

Ish deputetë të opozitës jashtëparlamentare sot kanë mbështetur banorët e Astirit, të cilët janë përplasur me policinë që në orët e para.

Për pasojë, 13 persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, mes tyre pesë policë.

Ish deputetja e PD, Oriola Pampuri në një intervistë për ABC news këtë mëngjes u shpreh se një prej banorëve ka humbur jetën për shkak të dhunës së ushtruar nga policia. Ajo deklaroi se është informuar nga banorët të cilët më parë kishin komunikuar me familjarët e personit në fjalë.

Ky fakt është mohuar menjëherë nga Spitali i Traumës, duke sqaruar se asnjë person nuk është në rrezik për jetën.

Të lënduarit janë vizituar nga dy ish deputetet e PD, Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi në spital. Ndërsa kanë dënuar dhunën e ushtruar, Vokshi është pyetur edhe për deklaratën e mësipërme të koleges.

“Kolegia ime u shpreh nga informacionet që i janë dhënë nga banorët dhe dëshmitarët. Ka foto në fb që zotëria që i referohet ishte i shtrirë pa ndjenja në rrugë mes policive pas dhunës nga policia. Ajo ishte një dhunë shtazarake, momentin e parë informacioni ishte i tillë sepse personi nuk reagonte. Personi është ende në gjendje jo të mirë shëndetësore, shpresoj mos të ketë viktima”, tha Vokshi.

Emrat e personave të lënduar: 

Të fundit