Flash News

KRYESORE

Tensioni Merkel-Erdogan, kancelarja gjermane: Turqit mund të vijnë në vendin tonë, asnjë gazetar nuk arrestohet

Tensioni Merkel-Erdogan, kancelarja gjermane: Turqit mund të vijnë

Marrëdhëniet Turqi-Gjermani kohët e fundit janë shumë të tensionuara, kjo dhe për shkak të burgosjes së gjermanëve.

Merkel teksa u bën thirrje qytetarëve të saj të bëjnë kujdes kur udhëtojnë drejt Gjermanisë, ka dhënë dhe një mesazh për Turqinë.

"Dua ta them qartë se të gjithë qytetarët turq mund të vijnë këtu. Asnjë gazetar nuk arrestohet në Gjermani. Liria e shprehjes dhe sundimi i ligjit mbizotërojnë në këtë vend dhe ne jemi shumë krenar për këtë", u shpreh Merkel.

Tensionet mes Berlinit dhe Ankarasë vijojnë prej muajsh dhe mesazhi i Turqisë erdhi pasi ministria e jashtme gjermane paralajmëroi të martën qytetarët që udhëtonin drejt Turqisë se rrezikoheshin nga burgosjet arbitrare, madje edhe ne zonat turistike.

Të fundit