Flash News

KRYESORE

Tensioni në OKB, konsullja e Kosovës braktis konferencën e Shqipërisë: Hebrejtë i shpëtuam si komb, jo vetëm një pjesë e shqiptarëve

Tensioni në OKB, konsullja e Kosovës braktis konferencën e

Në bashkëpunim me Departamentin e Komunikimit në OKB dhe Kongresin Hebraik Botëror, Ambasada e Shqipërisë organizoi në Nju Jork konferencën me titull: "Një çështje e njerëzimit: Shpëtimi i Hebrejve në Shqipëri gjatë holokaustit”.

(Britania në OKB: Përgjigja e Shqipërisë ndaj Holokaustit mishëron humanizmin që na nevojitet sot)

Të pranishëm ishin pothuajse të gjithë ambasadorët e shteteve Perëndimore, si dhe personalitete të rëndësishme të komunitetit hebre në SHBA.

Ambasadorja shqiptare në OKB, Besiana Kadare falënderoi të pranishmit dhe në veçanti konsullen e Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, por pavarësisht mesazhit në ‘Twitter’, raporti në konferencë nuk ka qenë pozitiv.

Mësohet se Sahatqija ka braktisur konferencën për shkak se nuk i është dhënë fjala në konferencë. Konsullja e Kosovës ka konfirmuar nëpërmjet telefonit për ‘Zërin e Amerikës’ se i ka ardhur keq që organizatorët nuk i dhanë fjalën.

“Shpëtimi i hebrejve gjatë luftës ishte një akt i shqiptarëve si komb dhe jo vetëm i një pjese të tyre”, ka deklaruar Teuta Sahatqija.

Ajo nuk e ka pasqyruar në asnjë moment në rrjetet sociale praninë në konferencën e organizuar nga Shqipëria.

Kujtojmë se Izraeli është një prej shteteve që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Të fundit