Flash News

KRYESORE

Tensioni/ Pas kërcënimit për anulimin e vizitës, Macron tërhiqet dhe i kërkon falje kryeministrit të Italisë

Tensioni/ Pas kërcënimit për anulimin e vizitës, Macron

Vizita në Paris e planifikuar për të premten e kryeministrit të Italisë, Giuseppe Conte, nuk do të anulohet, ndonëse rreziku ishte i lartë për shkak të tensioneve që janë rritur ditët e fundit midis dy shteteve.

Presidenti francez, Emmanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike, dje në mbrëmje, me shefin e qeverisë italiane, Giuseppe Conte, në mes të krizës diplomatike midis dy vendeve, njoftoi ministrja franceze e Punëve të Jashtme, Nathalie Loiseau.

“Emmanuel Macron dhe Giuseppe Conte zhvilluan dje në mbrëmje një bisedë të ngrohtë  telefonike”, deklaroi sot në mëngjes Loiseau për radion “Europe 1”.

“Ne shpresojmë se Giuseppe Conte do të vijë”, shtoi ajo në lidhje me vizitën e kryeministrit italian në Paris, që parashikohet për nesër dhe që Roma kërcënoi se do ta anulonte nëse Franca nuk kërkonte falje pas deklaratave të Macron të gjykuara të papranueshme sipas Romës.

Presidenti francez dënoi dje pjesën e cinizmit dhe papërgjegjshmërisë së qeverisë italiane pas refuzimit të saj për të pritur anijen “Aquarius” me 629 migrantë.

Ndërkohë, Kryeministria e Italisë ka njoftuar se Macron ka theksuar gjatë bisedës me Conte-n se “nuk kishte për qëllim të fyente Italinë dhe italianët”.

“Presidenti tha se gjithmonë ka mbështetur nevojën për më shumë solidaritet evropian ndaj Italisë”, thuhet në deklaratë.

Të fundit