Flash News

KRYESORE

Tensioni për zgjedhjet, Grida Duma: Dy gjërat më të tmerrshme që qeveria tha dje

Tensioni për zgjedhjet, Grida Duma: Dy gjërat më të

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka komentuar përgjimet e bujshme të gazetës BILD si dhe situatën e rënduar politike që po kalon vendi.

Duma theksoi në studion e ‘Opinion’ në News24, se kryeministri ka kapur të gjitha institucionet, duke shtuar se ditën e djeshme u thanë dy gjëra të tmerrshme nga Rama dhe Lleshaj.

“Kryeministri ka kapur të gjitha institucionet, vendi është pa gjykata, prokuroria e kapur ka kaluar edhe afatet e dy dosjeve 339 dhe 184”,- tha ish-deputetja.

Për incidentet e ndodhura në KZAZ-të e vendit, Duma tha se janë pasojë e mungesës të gjykatave në vend.

“Nuk mundet që KQZ të tejkalojë, Presidentin, kështu e parashikon Kushtetuta “Kësaj i thonë ngre furtunë në gotë se je i shashtisur. Dy gjëra të tmerrshme janë thënë, dje deklarata e Lleshaj se do të shkrinte policinë bashkiake, gjë që bëhet për të ushtruar terror, pasi kjo është e pamundur të ndodhë. Edhe ai njësoj si kryeministri që thotë do dënoj me 5 deri në 10 vite burg qytetarët që mund të dhunojnë zgjedhjet si dhe do t’i ndaloj të lëvizin jashtë vendit. Po qeveria nuk është gjykatë. Që kjo të ndodhë duhen minimumi 20 ditë, ndërkohë që nga zgjedhjet na ndajnë vetëm 10 ditë”,- tha Duma.

Të fundit