Flash News

KRYESORE

Tensioni SHBA-Iran/ Ambasada shqiptare në Turqi mesazh shqiptarëve që punojnë në Irak

Ambasada shqiptare në Turqi u ka bërë thirrje shqiptarëve të cilët punojnë në Irak që të kontaktojnë me këtë institucion, nisur nga situata e tensionuar në këtë shtet.  Gjendja është acaruar së tepërmi midis Iranit dhe SHBA-së pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani, nga një dron amerikan.

Kryeministri shqiptar dhe politika në vend i kanë dalë në krah SHBA-ve dhe mbështesin luftën ndaj aktorëve dashakeqës në rajon e më gjerë.

“Nisur nga situata e tensionit që po kalon Lindja Mesme,i bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që punojnë në Irak(Bagdad),në rast nevoje për ndihmë konsullore të kontaktojnë Ambasadën Shqiptare në Ankara në adresën:[email protected] tel: 0090 312 441 61 03-04.@AlbanianDiplo”, ishte mesazhi i ambasadës turke në Twitter.

Ndërkohë që në Shqipëri strehohet opozita iraniane, që regjimi iranian e ka shpallur armike. Më herët janë parandaluar akte terroriste ndaj muxhahedinëve në Tiranë dhe Tirana zyrtare ka shpallur diplomatët iranianë në vend persona non-grata.

Të fundit