Flash News

KRYESORE

Tensioni te Bregu i Lumit, reagon ish-deputeti: Policia u mori telefonat me të cilët filmuan përplasjet

Tensioni te Bregu i Lumit, reagon ish-deputeti: Policia u mori telefonat me

Klevis Balliu nga radhët e Partisë Demokratike denoncon dhunën e përdorur nga ana e policisë, ndaj banorëve të Bregut të Lumit, sërish mëngjesin e sotëm, gjatë aksionit me fadroma për të shembur shtëpi të tjera.

Sipas Balliut, Policia u ka marrë edhe telefonat me të cilët banorët kanë filmuar përplasjen mes tyre.

“Banorët e Bregut të Lumit janë përballur që në orët e para të ditë së sotme me mercenarët e pushtetit. Ata i janë afruar banesave të qytetarëve, e duke përdorur dhunë ndaj grave, fëmijëve dhe të gjithë banorëve kanë shkatërruar gjithçka që ju ka dalë përpara.

Banorët denoncojnë se Policia i ka marrë edhe telefonat me të cilat ata kanë filmuar përplasjen”, shkruan ish deputeti.

Të fundit