Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Tensioni te ‘Petro Nini’/ Sot u përplas me kolegët, kush është efektivja e policisë që veç shtëpisë rrezikon të humbë edhe punën
Sot një shtëpi po rrezikon të shembet pranë shkollës ‘Petro Nini Luarasi’ në Tiranë. Pesë familje rrezikojnë të mbeten në rrugë, për shkak se me vendim gjykate banesa dykatëshe do të shembet, për t’i hapur vend ndërtimit të një pallati.
Për disa orë, familjarët kundërshtuan vendimin për shembjen e banesës dhe u përplasën me policinë. Mes tyre, edhe një grua e cila është punonjëse e Policisë së Shtetit.
Ajo tregon me sy të përlotur se vendimi i gjykatës është i korruptuar nga biznesmeni që pretendon pronësinë e truallit dhe se nuk zbaton kontratën për t’u dhënë atyre atë që u takon me argumentin se në këtë pallat jetojnë vetëm persona VIP dhe jo njerëz të thjeshtë.
“Më datë 27 erdhi Jona Shaba, pretenduese se ka blerë shtëpinë e kërkonte të hynte me dhunë në banesë. Si pasojë nusja e vëllait u sëmur, shkova të bëj kallëzim në komisariatin numër 2. Tomor Merdini nuk e merrte dot kallëzimin se nuk dinte çfarë neni t’i vinte, talleshin me ne.
‘Kanosje dhe dhunë në banesë’, do të ishte neni o Tomor Merdini. Le të më heqin nga puna, unë pronën time do ta mbroj. Jam një qytetare e thjeshtë. Jam në proces gjyqësor ende, sepse Altin Shkurti e ka blerë këtë vendim gjyqësor.
Në vendin tonë çdo gjë është e korruptuar. Ky është realiteti në Shqipërinë tonë, po na persekutojnë për së gjalli. Ky është një vend i lakmueshëm për ndërtuesit, por duhet të zbatojë vetëm kontratën. Ato metra ai nuk do na i japin sepse këtu thotë do vijnë persona VIP, ne jemi një popull i thjeshtë. Të gjithë anëtarët e familjes mbahen me rrogën time. Shteti le t’i japë zgjidhje. Aleksandër Gavoci nuk është burrë, nuk është biznesmen i ndershëm. I ka korruptuar të gjithë me gjyqtarë e prokurorë”, shprehet policja.