Flash News

KRYESORE

Tensionohen marrëdhëniet, Rusia lëshon raketa mbi flotën ukrainase, Poroshenko kërkesë OKB-së për mbledhje urgjente

Tensionohen marrëdhëniet, Rusia lëshon raketa mbi flotën

Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko ka propozuar vendosjen e ligjit ushtarak pas tensioneve me Rusinë.

Forcat ruse qëlluan me raketa në drejtim të tre anijeve të marinës së Ukrainës në Detin e Zi. Për pasojë, mbetën të plagosur gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Sot, deputetët ukrainas do të votojnë mbi propozimin e presidentit Petro Poroshenko pas një mbledhje të jashtëzakonshëm të dielën në mbrëmje. Poroshenko tha se një veprim i tillë nuk do të nënkuptonte një deklaratë lufte dhe ishte menduar vetëm për qëllime mbrojtëse. Këshilli i Sigurimit i OKB do të zhvillojë gjithashtu një takim urgjent sot rreth incidentit pas një kërkese nga Ukraina.

Rusia dhe Ukraina kanë hedhur akuza të ndërsjellta për shkelje të së drejtës ndërkombëtare pasi rojet kufitare ruse u përpoqën të ndalonin anijet e Marinës së Kievit që lundronin rreth Krimesë.

Të fundit