Flash News

KRYESORE

Tensionohen sërish marrëdhëniet Ankara-Uashington: Furnizimi me armë i kurdëve është i papranueshëm

Tensionohen sërish marrëdhëniet Ankara-Uashington: Furnizimi me

Turqia është shprehur e indinjuar sot kundër vendimit të ”papranueshëm” të SHBA për të armatosur milicët kurdë në Siri, këta të fundit përshëndetën këtë iniciatë si formë për të përshpejtuar disfatën e grupit të Shtetit Islamik (ISIS).

Kjo situatë e tensionuar mes Uashingtonit dhe Ankarasë vjen ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump do të presë sot në takim kreun e diploamcisë ruse, Sergey Lavrov, në mision për të siguruar mbështetjen e Uashingtonit në një projet për të zbutur klimën e dhunshme në Siri.

Vendimi i Shtëpisë së Bardhë për të lejuar Pentagonin për armatosjen e Njësive të Mbrojtjes së Popullit kurd (YPG), ndërsa Ankaraja e konsideron si një grup terrorist, u njoftua të martën, një javë nga vizita e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Uashington.

“Furnizimi me armë për YPG është i papranueshëm”, u shpreh sot zëvendëskryeministri turk, Nurettin Canikli, zyrtari i parë turk që reagoi ndaj vendimit amerikan. Shpresojmë që administrata amerikane t’i japë fund këtij gabimi”, shtoi ai.

Të fundit