Flash News

KRYESORE

Tensionohet protesta e opozitës te ministria e Brendshme, mes tyre edhe këngëtari i njohur, debati me drejtorin e policisë

Prej disa minutash, para godinës së ministrisë së Brendshme po zhvillohet një protestë nga qytetarë dhe përfaqësues të opozitës. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj, pas publikimit të materialit audio, ku shfaqet vëllai i ministrit duke biseduar me një trafikant droge.

Pas fjalimit të Ramës, i cili deklaroi se nuk do të shkarkojë ministrin e Brendshëm deri në përfundim të hetimeve nga Prokuroria, situata është tensionuar pasi protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë.

Të pranishëm mësohet se janë Edi Paloka, Enno Bozdo dhe përfaqësues të FRPD, por edhe këngëtari i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Sipas News 24, Stresi është parë duke biseduar me drejtorin e policisë, Kastriot Skënderaj në protestë, duke i kërkuar atij të mos e pengojë të ushtrojë të drejtën  e tij si qytetar, gjatë protestës për dorëheqjen e ministrit.

Të fundit