Flash News

KRYESORE

Tensionohet situata në Ballsh, protestuesit pa maska dhe distancim fizik përleshen me policinë

Protesta e naftëtarëve në Ballsh ka degraduar deri në konfrontim fizik, teksa disa persona kanë thyer kordonin e policisë.

Sipas raportimeve, situata u tensionua vetëm pak minuta pasi kanë mbërritur përfaqësues të kompanisë që bëjnë përzgjedhje selektive mes stafit për të firmosur kontratat individuale të punës.

Kjo gjë është kundërshtuar nga punonjësit e tjerë, të cilët kërkojnë të futen në uzinë me forcë.

“Duam paret tona” si dhe “Mos i prek punëtorët”, kanë qenë dy nga thirrjet e naftëtarëve.

Përfaqësues të administratës së kompanisë kërkojnë që punëtorët të firmosin kontratën, por ata kundërshtojnë dhe kërkojnë pagesat e prapambetura.

“Na jepni lekët para pastaj të firmoset kontrata. Kontrata nesër, sot duam lekët tona”, thotë njëri prej tyre.

Protestuesit nuk kanë mbajtur maska dhe as nuk kanë respektuar distancimin fizik, teksa shifrat e të infektuarve nga COVID vijojnë të jenë shqetësuese.

[caption id="attachment_410706" align="alignleft" width="1284"]Pamje nga protesta Ballsh Pamje nga protesta Ballsh[/caption]

Të fundit