Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Tensionohet situata në Devoll, kryebashkiaku i ri pushton bashkinë me forca speciale
Në Bashkinë e Devollit situata është mjaft e tensionuar në këtë mëngjes të së hënës. Kryetari i ri i kësaj bashkie, e dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit ka shkuar në zyrë që në orën 6:30 të mëngjesit, i shoqëruar nga forcat të shumta policie dhe 30 anëtarë të forcave speciale.
Eduard Duro ka vendosur policët e Forcave Speciale në ambientet e brendshme të institucionit. Por opozita në Bashkinë e Devollit është kundër këtij veprimi, për më tepër që nuk i njeh zgjedhjet. Kryebashkiaku i mëparshëm Bledion Nallbati tha se me ligj është ai në krye të Bashkisë, ndërkohë që mbështetësit e tij kanë nisur që të grumbullohen përpara institucionit. Ata protestojnë për këtë uzurpim ndërsa rreziku është edhe për përplasje mes palëve.
Ish kryebashkiaku shkoi në bashki për të hyrë në zyrë, por nuk u lejua nga policia. Ai akuzoi se institucioni është kthyer si burgu 313.
"Ky është realitet i hidhur i shtetit shqiptar. Sikundër e shikoni bashkia është kthyer në burgun 313, i zaptuar nga vetë shteti shqiptar, keni parë edhe pamje më të rëndë, institucioni është uzurpuar dhe marrë në mënyrën më të keqe të mundshme, si hajdutë si kriminelë, jashtë orarit zyrtar të punës. Unë jam kryetar i ligjshëm i zgjedhur me votat e 59% të qytetarëve të Devollit ku kanë shprehur vullnetin. Por partia shteti vendosi ta marrë dhunë, e rrethoi me polici.
Nuk e di si mund të funksionojë dhe grabitet nga vetë shteti. Ky është shteti dhe si drejtohet dhe qeveriset ky shtet. A do të hyni brenda? Më kujtoni mua uzurpator, jo ata janë këtu, unë jam kryetari i zgjedhur me dhunë. Para dy ditësh këtu kërciti vareja, u shkallmua dera. Institucioni ka brenda dokumente dhe shkresa dhe unë nuk mbaj përgjegjësi cfarë ka ndodhur. Hynë me dhunë, ju nuk u lejuan. Kanë marrë dokumentet, kanë grisur dokumente, kanë hequr apo shtuar, këtë nuk e di unë se cfarë kanë bërë. Këtë e di vetëm partia shtet, ky nuk mund të jetë vend normal. Nëse flasim për pushtim, Shqipëria është pushtuar nga turqit...".