Flash News

KRYESORE

Tensionohet situata në Kavajë, kandidati për kryebashkiak përplaset me policinë, votat e PD nuk ka kush i ruan

Tensionohet situata në Kavajë, kandidati për kryebashkiak

Është tensionuar situata në qendrën e numërimit të votave në Kavajë, aty ku kandidati i PD-së për kryebashkiak, Isa Sakja është përplasur me efektivët e policisë. Në videon e publikuar nga ‘News 24’ shihet se si Sakja shkon me shpejtësi drejt policëve, duke i kërkuar të hapin derën për vëzhguesit dhe numëruesit e PD-së.

Raportohet se brenda qendrës së numërimit ka patur përplasje fizike mes vëzhguesve dhe numëruesve të PS-PD, ndërsa policia ka ndërhyrë për të nxjerrë grupet e përfshira në konflikt.

Policia nuk po lejon vëzhguesit dhe numëruesit e PD-së që të hyjnë brenda qendrës së numërimit, ndërsa këta të fundit shprehen të frikësuar për tejtërsimin e votës.

 

Të fundit