Flash News

KRYESORE

Tensionohet situata te “Myslym Shyri”, protestuesit shtyjnë policët e Drejtorisë së Policisë

Tensionohet për herë të parë për ditën e sotme situata e protestuesve përballë Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës.

Protestuesit kanë protestuar prej dy ditësh para këtij institucioni dhe kërkojnë lirimin e 23 të arrestuarve që protestuan kundër tarifës në Rrugën e Kombit.

Siç duket edhe nga fotot e transmetuara nga “News 24”, disa nga protestuesit kanë ngritur tonet dhe kanë kërkuar që qeveria të marrë masa për lirimin e 23 personave dhe të heq tarifën e përcaktuar 5-22 euro.

Në një moment, situata ka agravuar dhe disa prej tyre kanë shtyrë kordonin e policisë të vendosur te dera e drejtorisë.

Situata është qetësuar menjëherë, ndërsa të pranishëm, në mbështetje të tyre janë edhe deputetë të opozitës, PD dhe LSI.

Të fundit