Flash News

KRYESORE

Tensionohet situata te ‘Petro Nini Luarasi’, përfshihet në flakë banesa që do të shembet me vendim gjykate

Tensionohet situata pranë shkollës ‘Petro Nini Luarasi’. Banesa që është parashikuar të shembet është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Mësohet se në banesë ka disa vatra zjarri, si brenda, ashtu edhe jashtë godinës.

Familjarët kanë nxjerrë me urgjencë fëmijët, ndërsa të revoltuar dhe në shenjë proteste kanë bllokuar rrugën. Ata kundërshtojnë vendimin e gjykatës dhe kanë nxjerrë dokumentet herë pas here para mediave se janë ende në proces legalizimi.

Disa prej familjarëve janë shoqëruar në policie, ndërsa më herët dy gra humbën ndjenjat në mes të rrugës.

Të fundit