Flash News

KRYESORE

Tensionohet situata te ‘Trauma’, ish-deputeti shtyhet nga truprojat e ministrit Lleshaj

Tensionohet situata te ‘Trauma’, ish-deputeti shtyhet nga truprojat

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka qenë në Spitalin Ushtarak për të viziuar protestuesit e plagosur. Në të njëjtën kohë ka ardhur edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj me mision për të takuan disa policë që po merrnin ndihmë nga stafi mjekësor.

Ndërsa Spahia ka nisur të flasë për mediat, ka nisur dhe ministri Lleshaj dhe truprojat e tij spostuan ish-deputetin. “Ka mbushur sptialin me policë e civila e largon mjekët e opozitën, ky është përgjegjësi kryesor”, iu drejtua Spahia. Ministri kërkoi nga truprojat dhe policia ta largonin ish-deputetin.

Ne fund Lleshaj u largua pas një prononcimi 3 minutësh për mediat nën thirrjet e të plagosurve: “Rama ik”, “Rama ik”.

Të fundit