Flash News

KRYESORE

Tensionohet situata te ‘Unaza e Re’, dhunohet operatori i ‘Klan Plus’; shoferët përpiqen të thyejnë barrikadën e protestuesve

Tensionohet situata te ‘Unaza e Re’, dhunohet operatori i

Është tensionuar situata në zonën e ‘Unazës së Re’ në kryeqytet, aty ku banorët po protestojnë prej 8 ditësh kundër planit që parashikon shembjen e gati 400 banesave dhe bizneseve për shkak të zgjerimit të rrugës.

Banorët kanë bllokuar edhe sot aksin që lidh shkollën Teknologjike me sheshin ‘Shqiponja’, por kjo ka shkaktuar irritimin e disa prej shoferëve. Një prej tyre ka tentuar të thyejë barrikadën e protestuesve, si dhe ka dhunuar operatorin e Tv Klan Plus, i cili po kryente detyrën e tij.

Asnjë efektiv policie nuk ndodhet në vendin ku po protestohet, ndërkohë që banorët shprehen të vendosur për të mos u tërhequr.

ARRSH planifikon zgjerimin e këtij aksi dhe autoritetet kanë ndërprerë papritur procesin e legalizimit për dhjetëra familje.

Të fundit