Flash News

KRYESORE

Tentativa e Lleshajt për të nxitur dhunë: Çfarë informacioni ka policia për 30 qershorin

Tentativa e Lleshajt për të nxitur dhunë: Çfarë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaron se policia ka informacione që mund të ketë tentativa për të shkaktuar probleme më 30 Qershor, megjithatë ai mohon që vendi rrezikon të shkojë në një përplasje civile.

““Kemi dhe informacione që mund të ketë tentativa për të shkaktuar probleme në nivelin kriminal të çështjes, por jo në nivelin civil”, deklaron Lleshaj pa dhënë ndonjë detaj.

Lleshaj nuk e merr në konsidetare anulimin e zgjedhjeve nga presidenti, duke argumentuar se “ne jemi të detyruar për të shkuar në zgjedhje, ne jemi të detyruar prej Kushtetutës”.

 Diskutimi:

 Zoti Lleshaj ju pra jeni të vendosur për të shkuar në zgjedhje më 30 Qershor?  

“Ne nuk jemi të vendosur, ne jemi të detyruar për të shkuar në zgjedhje, ne jemi të detyruar prej Kushtetutës. Kush mund të ishte alternative…”

Po kush ju detyron ju zoti Lleshaj të shkoni në një përplasje, që rrezikon të jetë edhe një përplasje civile?

“Jo nuk rrezikon të ketë përplasje civile, sepse nuk ka një konflikt civil në Shqipëri”.

A keni ju informacione të klasifikuara si ministri, si polici, nga shërbimet e specializuara që mund të ketë probleme më 30 Qershor?

“Probleme mund të ketë më datë 30 Qershor. Probleme të nivelit të rendit publik, probleme të kriminalitetit, por jo probleme të konfliktit civil.

Keni informacione apo hamendje?

“Kemi dhe informacione që mund të ketë tentativa për të shkaktuar probleme në nivelin kriminal të çështjes, por jo në nivelin civil.

Çdo me thënë në nivelin kriminal të çështjes?

“Po grupe të caktuara kriminale, çdo ditë kemi probleme kriminale në Shqipëri. Grupe kriminale ose individë që zhvillojnë veprimtari kriminale ka shumë. Ata që dalin përballë ligjit janë kriminelë”.

https://www.youtube.com/watch?v=Eyklrl7gm8A

Të fundit