Flash News

KRYESORE

“Tentativa për grusht shteti”, deputeti i PS u përgjigjet Metës dhe Bashës: Absurde! Kam qenë prezent kur Berisha...

“Tentativa për grusht shteti”, deputeti i PS u përgjigjet

Deputeti i PS, Spartak Braho i ka cilësuar absurde deklaratat e presidentit Ilir Meta dhe të opozitës mbi tentativat për grusht shteti nga ana e qeverisë.

Gjatë Komisionit të Sigurisë, Braho thotë se si mund të bëjë Rama grusht shteti kundër vetes së tij, kur pushtetin e ka.

“Çuditem me një gjë, alarmin e opozitës, dhe kreun e shtetit se po bën grusht shteti Edi Rama. Është absurde, si mund të bëjë grusht shteti Edi Rama kundër vetes tij?

Grusht shteti bëjnë struktura të tjera, bëjnë forca të tjera, opozita i organizon grushtet e shtetit. Pse do të bëjë grusht shteti mazhoranca, për të marrë pushtetin? Jo, e ka. Është jo vetëm qesharake, por edhe një lloj justifikimi”, thotë Braho, i cili kujton edhe dy raste kur sipas tij ish kryeministri Sali Berisha ka tentuar të bëjë një akt të tillë.

“Unë jam deputet i vjetër dhe kam qenë prezent në dy raste kur Sali Berisha ka tentuar të bëjë grusht shteti. Nuk e bën grushtin e shtetit ai që është në pushtet. Se grusht shteti do të thotë të marrësh pushtetin me dhunë”, përfundoi deputeti i PS.

Të fundit