Flash News

KRYESORE

Tentativa për grusht shteti në Turqi, disa prej personave që morën pjesë mund të jenë në Shqipëri

Tentativa për grusht shteti në Turqi, disa prej personave që

Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Mehmet Akarca ka dhënë alarmin se disa prej personave që dyshohet se janë të përfshire në tentativën për grusht shteti në Turqi, mund të jenë strehuar në Shqiperi. Ai e ka dhënë këtë informacion në një takim me homologun e tij shqiptar Adriatik Llalla, ku i ka kërkuar këtij të fundit hetime për këta persona.

“Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, Akarca kërkoi bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare për hetimin e disa prej personave të përfshirë në ngjarjet e 15 Korrikut 2016 në Turqi, për të cilët institucionet ligjzbatuese turke kanë dyshime se strehohen në Shqipëri”, thuhet ne njoftimin zyrtar te shperndare per mediat.

Nga ana e tij, Llalla vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet turke në luftën kundër krimit të organizuar dhe, në veçanti, trafikut të lëndëve narkotike. Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë i sugjeroi homologut të tij turk mundësinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje dypalëshe, e cila do t’i shërbejë shkëmbimit në kohë reale të të dhënave hetimore për çështje me interes të përbashkët. Gjatë takimi, Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë, z. Akarca, i konsideroi shumë të rëndësishme raportet me autoritetet shqiptare dhe garantoi se kjo frymë bashkëpunimi do të vijojë të forcohet edhe në të ardhmen. Zoti Akarca foli gjithashtu për nevojën e forcimit të bashkëpunimit rajonal e më gjerë, nisur nga rreziku i përhapjes së terrorizmit në Ballkan e në Europë.

 

Të fundit