Flash News

KRYESORE

Tentativa për të fshehur identitetin, Murataj ndërhyrje estetike në fytyrë

Tentativa për të fshehur identitetin, Murataj ndërhyrje estetike

Të tjera detaje janë zbuluar për Amir Muratajn, që mbeti i vrarë në Rinas, pas grabitjes se miliona eurove. Hezitimi i policisë për të dhënë identitetin e viktimës lidhej me faktin se Murataj kishte kryer disa ndërhyrje estetikë në fytyrë.

Murataj kishte bërë operacion hundën, ndryshuar mjekrën dhe mjellë flokët në pjesën e pëparme të fytyrës, që e bënin të mos ngjante aspak me fotografinë që zotëronte policia.

Që në fillim, policia ka pasur dyshime se Murataj mund të kishte qenë anëtar apo pjesëtar i grupit të grabitësve por kur është bërë këqyrja e kufomës nuk është gjetur ngjashmëri.Edhe kur janë marrë shenjat e gishtërinjve me aparaturën e ALEAT janë nxjerrë vetëm 5 elementë, ndërkohë që duhet të ishin 8 elementë që përputhen.

Viktima u identifikua mëngjesin e sotëm nga bashkëshortja dhe vëllai, ndërkohë që trupi i viktimës është ende në morg pas kërkesës së Prokurorisë.

Të fundit