Flash News

KRYESORE

Tentativat për shkarkimin e Konit, eksperti i arsimit: Duan të marrin pronat e UT tek Kopshti Botanik

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti shprehet se tentativat për shkarkimin e rektorit të Tiranës kanë të bëjnë me disa prona që zotërohen nga ky institucion. Sipas tij, pas sulmeve ndaj rektorit Mynyr Koni fshihen interesa për tjetërsimin e truallit pas Kopshtit Botanik.

“Në fillim të marsit të 2018, ,ministrja ka shantazhuar rektorin sepse kanë dashur të marrin pronat publike të Universitetit. Si është marrë fusha e sportit para fakultetit të ekonomikut dhe është bërë park për autobusat. Asgjë nuk është bërë e qartë si është marrë, ku çohen paratë e qerasë. Kopshti Botanik  është planifikuar të vidhet, kjo është një superaferë që po përgatitet, dhe nuk është bërë publike derimë tani. Po e them për herë të parë këtë në mënyrë ekskluzive për ju. Nuk ka një peticion që të jetë i vërtetuar se rektori ka thyer etikën, apo nuk ka kryer detyrën. Rektori Koni është treguar i hapur që të kryehet një audit dhe të bëhen hetimet e nevojshme. Është shumë e lehtë që pronat e Universitetit të jepen në përdorim ose të nxirren në shitje”, deklaroi Mehmeti ne Fax News.

Presidenti Meta nuk pranoi të firmoste shkarkimin e rektorit Mynyr Koni, pas kërkesës së Ministrisë së Arsimit.

Të fundit