Flash News

KRYESORE

Tentativat për shkëmbimin e territoreve u parashikuan nga Ibrahim Rugova: Por ne nuk biem pre e këtyre politikave

Tentativat për shkëmbimin e territoreve u parashikuan nga Ibrahim

Teza e nxitur nga Presidenti Hashim Thaçi për shkëmbimin e territoreve me Serbinë nuk është aq e re sa tingëllon tani. Politika e ndarjes se e ndarjes së Kosovës ka qarkulluar në rrethin e intelektualëve serb që prej viteve 90-të. Për këtë është pyetur edhe Ibrahim Rugova në një intervistë të dhënë për gazetën e njohur gjermane “Der Spiegel” më 8 qershorit 1992.

“Atëherë prapë do të jetonin një milion shqiptarë jashtë mëmëdheut. Gjithashtu serbët shikojnë me këtë 'ndarje', që secila tokë me pasuri natyrore ti takojë asaj. Atëherë neve do të na mbetnin vetëm tokat pa vlerë. Ne nuk biem pre e këtyre politikave. Do pranonim një protektorat të përkohshëm të OKB-së, sepse do të ishte qesharake të mendohej se 8% e minoritetit serb të sundonte dhe të mundte me dhunë 2 milionë shqiptarë”, shprehej ai.

I pyetur nga gazeta gjermane nëse ka shanse që Jugosllavia të pranojë njohjen e pavarësisë së Kosovës, Rugova theksonte se njohja e Kosovës është më mirë se e kundërta e saj.

“Rugova: Njohja e Kosovës është më e mirë se e kundërta e saj – domethënë se një krizë permanente në kufijtë e Serbisë. Ne jemi të gatshëm të shpallim një shtet neutral dhe të evitojmë bashkimin me Shqipërinë. Megjithatë, bashkimi me Shqipërinë është qëllimi ynë natyral”, pati deklaruar ndër të tjera Rugova për gazetën gjermane.

Nxitësit e ndryshimit të kufijve Kosovë – Serbi, vizita e djalit të Sorosit në Ballkan shton dyshimet për përfshirjen e miliarderit amerikan

Të fundit