Flash News

KRYESORE

Tentativë grabitje në Tiranë, sulmohet punonjësi i një pikë të këmbimit valutor; po dëpozitonte një çantë me para në bankë

Tentativë grabitje në Tiranë, sulmohet punonjësi i një

Një tentativë grabitje është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në ‘rrugën e Barrikadave’ në një pikë të këmbimit valutor. Mësohet se dy autorët kanë goditur punonjësin e 'Exchange-it', ndërsa njëri prej tyre është arrestuar nga policia.

Sipas ‘news 24’, punonjësi i pikës së këmbimit valutor është sulmuar nga dy personat teksa ishte nisur drejt bankës për të depozituar një sasi parash, që i mbante në një çantë.

Pasi u ndoq nga autorët me motor, punonjësi është kërcënuar me thikë dhe më pas është sulmuar me levë. Por, fatmirësisht një patrullë e policisë rrugore dhe e rendit ka rastisur pranë vendit të ngjarjes dhe ka ndërhyrë, duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej grabitësve dhe duke kthyer çantën me para.

Të fundit