Flash News

KRYESORE

Tentativë vrasje në Fushë-Arrëz, shkodrani përplas me fouristradë patriotin

Në qendër të qytetit të Fushë- Arrëzit është regjistruar një përplasje qëllimshme.

 Mësohet se shtetasi Vladimir Topjana, i cili drejtonte një automjet tip fuoristradë, ka goditur mjetin tip golf të shtetasit Artan Gega, i cili ka qenë në mjet së bashku me babanë dhe xhaxhanë e tij. Fatmirësisht nga ky konflikt i mbartur nuk ka pasur pasoja për jetën.

 Sipas burimeve të policisë Topjana dhe Gega para një viti kishin konflikt të shkaktuar për motive të dobëta në fshatin Lumarh ku dhe jetonin.

Policia e ka motivuar ngjarjen si tentative për vrasje në rrethana cilësuese, ndërsa ka shpallur në kërkim Vladimir Topjanën, i cili sipas njoftimit është punonjës i Shërbimit Zjarrfikës në bashkinë Fushë Arrëz.

 

Të fundit