Flash News

KRYESORE

Tentohet të grabitet banka në Fushë-Krujë, autorët hapën derën por u larguan pas aktivizimit të alarmit

Tentohet të grabitet banka në Fushë-Krujë, autorët

Një bankë e nivelit të dytë në Fushë-Krujë është tentuar të grabitet. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orën 03:30 të mëngjesit.

Autorët kanë mundur të hapin derën e jashtme të bankës duke arritur në brendësi të saj. Por aktivzimi i alarmit ka bërë që ata të largohen pa mund të arrijnë tek kasaforta.

“Më datë 09.08.2018, ora 03:30, në Fushë-Krujë, është tentuar të vidhet duke hapur me mjete të forta derën e jashtme të një banke të nivelit të dytë. Punohet për indentifikimin e kapjen e autorëve. Neni 22 dhe 136 i Kodit Penal”, njofton policia.

Të fundit