Flash News

KRYESORE

Tentoi ta shpëtonte pasi i vuri flakën vetes, burrë e grua përfundojnë në spital

Tentoi ta shpëtonte pasi i vuri flakën vetes, burrë e grua

Një 43 vjeçare nga Berati i ka vënë flakën vetes e ndërsa bashkëshorti i saj i cili po përpiqej ta shpëtonte është djegur bashkë me të.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme ku 43 vjçarja me iniciale T.M i ka vënë flakën vetes duke tentuar të vetëdigjej me benzinë.  Bashkëshorti i saj G.S 49 vjeç sapo e ka konstatuar ngjarjen është përpjekur që ta ndihmojë por fatkeqësisht është përfshirë edhe ai nga flakët.

Ata janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Beratit për tu kuruar  pasi kanë marrë plagë të rënda në trup.

Sipas dëshmive të para të familjarëve, 43 vjeçarja vuante nga depresioni. Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Të fundit