Flash News

KRYESORE

Tentoi të grabisë argjendarinë në Tiranë, i maskuari spërkatet nga punonjëset

Pasditen e sotme një person ka tentuar të grabisë një argjendari në rrugën “Muhamed Gjollesha”.

Policia bën të ditur se personi i maskuar, nën kërcënimin e një arme të dyshuar lodër, ka tentuar të vjedhë argjendarinë.

Sipas policisë, personi i maskuar nuk ka arritur të realizojë vjedhjen pasi është spërkatur me solucion nga punonjëset e argjendarisë. Ai është larguar më pas nga argjendaria. Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij.

 

Të fundit