Flash News

KRYESORE

Tentoi të grabisë taksistin me pushkë dhe maskë, si u arrestua 17-vjeçari nga Elbasani

Një i ri ka tentuar të grabisë me armë dhe maskë një taksist në Elbasan.

Pas një telefonate në rajon, policia ka mundur të bjerë në gjurmët e 17-vjeçarit dhe ka mundur ta arrestojë vetëm pak pas ngjarjes.

Po ashtu, në një operacion të dytë, janë arrestuar edhe dy persona të tjerë me 26 doza heroinë.

Njoftimi i policisë:

Gjatë orëve të fundit janë zhvilluar dy operacione nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan

Sekuestrohen drogë e armë, tre persona në pranga. Operacioni i parë nga Komisariati i Policisë Elbasan, ku falë ndërhyrjes në kohë është kapur në flagrancë një shtetas, në tentativë për të grabitur me armë dhe maskë një taksi.

Operacioni i dytë nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, ku u arrestuan në flagrancë dy shtetas me 26 doza heroinë

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në sajë të një pune të mirëorganizuar dhe reagimit në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. H., 17 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Elbasan.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Elbasan, erdhi një telefonatë nga një qytetar, për një tentativë grabitjeje me armë dhe maskë të një automjeti, në dalje të fshatit Kërcyk, Njësia Administrative Tregan.

Falë reagimit të shpejtë dhe një pune të mirëorganizuar nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, u arrit identifikimi dhe kapja në flagrancë e shtetasit S. H, i cili rreth orës 15.30 në vendin e mësipërm, ka tentuar të grabisë me armë shtetasin G.M , 51 vjeç, banues në fshatin Kuqan, i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij taksi të markës “Benz Mercedes”.

Nga kontrolli i ushtruar, këtij personi iu gjetën me vete të futura në një çantë sportive me ngjyrë të zezë, një arme zjarri pushkë model 56, 25 fishekë model 56, një maskë me ngjyrë të zezë, një palë doreza të cilat ky shtetas i përdorte për të realizuar grabitjet.

Po punohet edhe për dokumentimin ligjor të ngjarjeve të tjera të ndodhura në këtë zonë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale të “Vjedhja me armë e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje” parashikuar nga nenet 140/22 dhe 278 të Kodit Penal.

Të fundit