Flash News

KRYESORE

Tentoi të grabiste bankën në Lushnje, kush është ushtari profesionist 25-vjeçar

Tentoi të grabiste bankën në Lushnje, kush është

Ditën e sotme, një person tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë në qytetin e Lushnjes. Mësohet se autor, është një 25-vjeçar nga Berati, i cili është vënë në prangat e policisë disa minuta pas ngjarjes.

Muço është aktualisht ushtar profesionist në detyrë dhe sipas policisë ai hyri në bankë i maskuar dhe me armë, por pasi i mbyllën dyert e bankës, ai ka qëlluar disa herë me armë zjarri.

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar ndërsa policia e ndaloi teksa tentoi të largohej në brendësi të lagjeve, rreth 1 km nga vendi i ngjarjes.

Sakaq, grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën me të cilën u tentua të vidhet banka, maskën, dhe 1 kapuç. Gjithashtu, në vendngjarje u sekuestruan 8 gëzhoja pistolete TT, të cilat dyshohen se janë qitur nga pistoleta e autorit.

 

 

Të fundit