Flash News

KRYESORE

Tentoi të grabiste bankën në Lushnje, ushtari profesionist: Kam dy fëmijë për të mbajtur

Tentoi të grabiste bankën në Lushnje, ushtari profesionist: Kam

Ushatari profesionist, Olcion Muça, i cili tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë në Lushnje ka dalë sot para gjykatës, ku u shfaq i penduar për veprimin e tij.

Në gjendje të rënduar psikologjike, Muça tha se lekët që merrte nuk i dilnin për të mbajtur familjen, ndërsa i kishin refuzuar kërkesën për banesë sociale.

“Jam penduar. Kam aplikuar për banesë sociale në Berat por nuk ma dhanë. Nuk kam para dhe nuk më del rroga, kam dy fëmijë”, i tha ai gjykatesve, të cilët e lanë në burg pa afat.

Olcion Muça punonte si ushtar profesionist në repartin e Forcave të Armatosura në Poshnje. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë binjakë.

Të fundit