Flash News

KRYESORE

Tentoi të trafikojë në Itali vajzën nga Fieri, arrestohet 40-vjeçari në Rinas, si e kuptoi policia

Tentoi të trafikojë në Itali vajzën nga Fieri, arrestohet

Arrestohet një person në Rinas dhe shpallen në kërkim tre të tjerë, pasi tentuan të trafikonin në Itali për prostitucion një 30-vjeçare nga Fieri.

Sipas policisë, në sajë të operacionit të koduar “Return”, u arrestua në flagrancë E. Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas gjatë intervistimit të 30-vjeçares nga Fieri kanë dyshuar në thëniet e saj për qëllimin e lëvizjes drejt Italisë dhe menjëherë kanë bërë bllokimin e saj duke njoftuar Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

“Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i këtij rasti kriminal, si dhe kapja e arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., i cili do shoqëronte 30-vjeçaren drejt Italisë. Shtetasi E. Ç., në momentin që ka parë bllokimin e 30-vjeçares ka tentuar të largohet nga aeroporti, por është kapur nga shërbimet e Policisë.

Po në vijim të veprimeve të para hetimore është bërë shpallja në kërkim e tre shtetasve A. Ç., R. Xh., dhe K. Q., dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi i arrestuar në bashkëpunim me shtetasit A. Ç., R. Xh., dhe K. Q., nëpërmjet përdorimit të dhunës kishin detyruar 30-vjeçaren që ajo të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali dhe këta shtetas mbrëmjen e djeshme kishin organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroporit të Rinasit”, sqaron policia.

Të fundit