Flash News

KRYESORE

Tentoi të trafikonte 161 kg marijuanë, policia greke arreston të riun shqiptar

Një 29-vjeçar shqiptar ka tentuar të trafikojë marijuanë drejt Greqisë, por mjeti i tij është ndaluar nga policia greke, e cila i ishte vënë në ndjekje në Kompoti, Artë. Drejtuesi i automjetit ka tentuar ti shpëtojë policisë duke rritur shpejtësinë, por si pasojë makina e tij ka dalë nga rruga.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet, të riut shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, i janë gjetur 98 pako me marijuanë me peshë totale 161 kg . Pas verifikimeve rezultoi se mjeti ishte marrë me qira nga një tjetër shtetas shqiptar, i cili u arrestua në zonën Agio Panteleimon në Athinë.

Të fundit