Flash News

KRYESORE

Tentoi të trafikonte të miturën drejt Greqisë, arrestohet 22-vjeçari në pikën kufitare

Tentoi të trafikonte të miturën drejt Greqisë, arrestohet

Xhoni Qëndraj, i cili kishte për qëllim të trafikonte një shtetase të mitur drejt Greqisë, është arrestuar në flagrancë në pikën kufitare të Sarandës.

Policia e Sarandës njofton se ka bërë arrestimin e 22-vjeçarit mbi bazën e kallëzimit të bërë nga një shtetëse 17 vjeçe, banuese në Vlorë, e cila ka deklaruar se shtetasi Xhoni Qëndraj e kishte marrë atë nga Vlora me qëllim për ta trafikuar në shtetin Grek.

“Në momentin e konstatimit dhe kapjes së këtij shtetasi në Pikën e Kalimit Kufitar Sarandë, Xhoni Qëndraj ka bërë rezistencë duke mos iu bindur shërbimeve të policisë me qëllim që të kalonte kufirin bashkë me shtetasen e mitur të cilën e kishte marrë me vete.

Gjithashtu, sipas policisë Xhoni Qëndra është një nga bashkëpunëtorët në lidhje me operacionin “Four” më datë 03.10.2018, ku u dokumentuan 10 vjedhje.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga neni 128/b dhe 242 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit