Flash News

KRYESORE

Tentoi të vetëvritet duke u hedhur nga pallati, 26-vjeçari shqiptar shpëtohet nga policia

Tentoi të vetëvritet duke u hedhur nga pallati, 26-vjeçari

Një 26-vjeçar shqiptar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një pallati në Romë të Italisë.

Sipas “Il Giornale” shtetasi identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është hedhur nga ndërtesa në Porta Pia, por për fat të mirë është shpëtuar në ajër nga policia italiane, e cili arriti në kohë pas lajmërimit të kalimtarëve.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan 26-vjeçarin drejt këtij akti, ndërkohë që ai është dërguar në spital ku po merr trajtimin mjekësor dhe psikologjik.

Të fundit