Flash News

KRYESORE

Tentoi të vrasë Lul Berishën, ekstradohet nga Kosova 35-vjeçari i dënuar me 20 vite burg

Tentoi të vrasë Lul Berishën, ekstradohet nga Kosova

Policia njofton se ka ekstraduar një shtetas kosovar i cili rezulton i dënuar me 20 vjet burg për ‘Vrasje me paramendim’. Policia thotë se u krye ekstradimi nga Kosova drejt vendit tonë, i shtetasit, Kosovar, Ahmet Ajeti, 35 vjeç, lindur në Lipjan/ Kosovë.  35-vjeçari tentoi të vrasë në 2005-ën në një lokal në Durrës, Lul Berishën një personazh mjaft i njohur i botës së krimit.

Policia sqaron se më datë 30.08.2005, shtetasit Ahmet Ajeti dhe O. K. të porositur nga shtetasit E. D. dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë shtetasin L. B.. Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej L. B., shtetasi Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën është vetplagosur.

Shtetasi Ahmet Ajeti është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë, 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale "Vrasje me paramendim", dhe “Armëmbajtje pa leje” .

 

Të fundit