Flash News

KRYESORE

Tentoi të vriste me mjete të forta 4 shtetas, arrestohet 26-vjeçari i shpallur në kërkim

Tentoi të vriste me mjete të forta 4 shtetas, arrestohet

Një 26 vjeçar nga Korça është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim dhe dënuar me 10 vite burg për një ngjarje të ndodhur më 23.06.2015, ku pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me sende të forta 4 shtetas.

Personi është Muhamet Bedulla. Ai u kap në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, duke organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kulla e Hirit”.

Njoftimi i policisë

Strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë dhe Forcat e Posaçme Operacionale, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim për krime të kryera kundër jetës së personit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kulla e Hirit”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

  • Muhamet Bedulla, 26 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me vendimin e datës 06.02.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 23.06.2015, ku në lagjen nr. 8, ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me sende të forta 4 shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Të fundit