Flash News

KRYESORE

Tentoi të vriste nipin dhe xhaxhain duke i përplasur me makinë, shpallet në kërkim 36-vjeçari

Policia ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar me iniciale V.T., i cili tentoi të vriste dy persona, nipin dhe xhaxhain.

36-vjeçari që drejtonte automjetin “Land Rover”, përplasi qëllimisht makinën “Volksëagen” me të cilën udhëtonin dy persona, nipi dhe xhaxhai. Si pasojë e përplasjes, pësoi dëmtime drejtuesi i mjetit dhe xhaxhai i tij që ishte pasagjer në këtë mjet. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Lumardhë të Fushë Arrëzit.

Dy të dëmtuarit deklaruan në polici se autori i dyshuar me iniciale V.T. më pas u doli përpara duke i kërcënuar me pistoletë dhe qëlloi drejt tyre. Për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar.

Policia thotë se grupi hetimor që shkoi në vendngjarje, nuk gjeti aty asnjë gëzhojë arme. Shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë nuk dihen, ndërsa hetimet kanë nisur për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë.

Të fundit