Flash News

KRYESORE

Tentoi t'i grabiste shtëpinë, i riu shqiptar qëllohet me pushkë nga pronari

Tentoi t'i grabiste shtëpinë, i riu shqiptar qëllohet me

Një 26-vjeçar me origjinë shqiptare, gjendet në gjendje të rëndë për jetën pasi u qëllua nga pronari i banesës ku kishte hyrë për të grabitur.

Sipas mediave italiane, i riu u qëllua me pushkë në oborrin e shtëpisë së kamionistit italian në afërsi të Casteggios dhe Montebellos.

26-vjeçari ishte i maskuar bashkë me shokun e tij, i cili arriti të largohet, ndërkohë që trupi i tij i plagosur u gjet nga banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar ambulancën dhe policinë.

Shqiptari ndodhet në spital ku po i  nënshtrohet një operacioni, ndërkohë që policia ka nisur hetimet edhe për 56-vjeçarin italian.

 

Të fundit