Flash News

KRYESORE

Tentojnë të marrin Ervis Martinajn nga spitali, policia përplaset me mjekët e spitalit privat

Tentojnë të marrin Ervis Martinajn nga spitali, policia përplaset

Mjekët e një spitali privat janë përplasur me oficerët e policisë pasi këto të fundit kanë tentuar të shoqërojnë të plagosurin në spitalin e burgut.

Gazetarja Dorjana Bezat raportoi në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në Neës24 se policia ka tentuar të shoqërojë të plagosurin në spitalin e burgut, por mjekët nuk kanë lejuar pasi gjendja e tij është e rëndë.

“Ishte një situatë tensioni mes policisë së burgjeve dhe mjekëve të spitalit. Ata kanë gjykuar se gjendja e tij ishte stabile dhe kanë tentuar ta transportojnë në spitalin e  burgut, pasi ndaj tij është dhënë masa arrest me burg. Por mjekët e spitalit nuk e kanë lejuar dhe kanë penguar punonjësit e policisë që ta transportonin në spitalin  burgut. Me ndërhyrjen edhe të avokatit është sqaruar situta dhe momentalisht Ervis Martinaj ndodhet në ambientet e një spitali ptivat, ndërsa forca të policisë ndodhen në ambientet e këtij spitali, pasi mbajnë në vëzhgim të plagosurin”- raportoi Dorjana Bezat.

 

Të fundit