Flash News

KRYESORE

Tenton të kalojë rrugën, rrëshqet 40 metra në humnerë 50 vjeçari në Elbasan

Gjatë mesnatës së djeshme një 50 vjeçar humbi jetën në një aksident rrugor në aksin Elbasan -Tunel.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:40 tek ura në hyrje të tunelit, ku drejtuesi i mjetit tip kamion me targa AA 886 MP, shtetasi  me iniciale E.R banues në Tiranë ka zbritur nga mjeti i tij dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës.

Nga pakujdesia ai ka rënë poshtë në një lartësi rreth 30-40 metra dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ngjarje aksidentale.

Të fundit