Flash News

KRYESORE

Tenton të vrasë babain e verbër, policia ndërhyn në kohë pas telefonatës së motrës

Tenton të vrasë babain e verbër, policia ndërhyn në

Një 35 vjeçar nga Durrësi ka rënë në pranga pasi ka tentuar të vrasë babain e tij të verbër. Fatmirësisht ngjarja e rëndë është parandaluar falë motrës e cila ka telefonuar në numrin 112, si dhe reagimit në kohë të policisë.

Motra ka telefonuar qendrën operative të DVP në Durrës, duke u kërkuar të ndërhynin pasi vëllai i saj në Rrashbull ishte mbyllur në ndërtesë dhe kërcënonte me thikë të atin.

Policia ka vajtur menjëherë në adresën e dhënë ku shtetasi S.Z e kishte mbyllur babain e tij në një prej dhomave të banesës dhe e kërcënonte me levë dhe thikë. Pretendohet se personi ka probleme mendore.

Policia ka negociuar me të që ai ta lironte të atin e tij të verbër, por ka qenë e kotë, pasi ai nuk ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë dhe e ka qëlluar babain me levë. Policia ka ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar personin, i cili ka tentuar ta godasë sërish të atin me thikë për ta vrarë.

Të fundit