Flash News

KRYESORE

Tentuan ndikimin edhe në Shqipëri, Facebook fshin rreth 800 llogari iraniane

Tentuan ndikimin edhe në Shqipëri, Facebook fshin rreth 800 llogari

800 faqe, grupe dhe llogari të koordinuara janë fshirë nga ‘Facebook’ pasi rezultuan se drejtoheshin nga Irani si pjesë një fushate manipulimi e shtrirë në të paktën 20 shtete të botës. Shqipëria ishte një prej vendeve ku ishin hapur këtë llogari me identitete të rreme vendase dhe që kishin për qëllim për të nxitur interesat iraniane.

"Ne po punojmë vazhdimisht për të zbuluar dhe ndaluar këtë lloj aktiviteti, sepse nuk duam që shërbimet tona të përdoren për të manipuluar njerëzit", ka deklaruar Nathaniel Gleicher, kreu i sigurisë kibernetike në Facebook.

Sipas Facebook, llogaritë e rreme ishin pjesë e një fushate të ndikimit që vepronte në Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Bahrein, Egjipt, Francë, Gjermani, Indi, Indonezi, Iran, Irak, Izrael, Libi, Meksikë, Marok, Pakistan, Katar, Arabi Saudite , Serbi, Afrika e Jugut, Spanjë, Sudan, Siri, Tunizi, Shtetet e Bashkuara dhe Jemen.

Të fundit