Flash News

KRYESORE

Tentuan të arratisen nga burgu, humbin jetën 20 persona

Tentuan të arratisen nga burgu, humbin jetën 20 persona

Disa të burgosur kanë humbur jetën në një burg në veri të qytetit brazilian të Belemit, gjatë tentativës për arratisje.

Sipas BBC, ata janë ndihmuar nga një grup i armatosur që i priste jashtë burgut, të cilët hodhën në erë një nga muret e tij.

Nga ky sulm humbi jetën një roje, si dhe 19 persona të cilët ishin të burgosur dhe ata që po i ndihmonin nga jashtë.

Shërbimi i sigurisë ka bërë të ditur se rojet u sulmuan nga brenda dhe jashtë burgut, ndërkohë autoritetet po përpiqen të verifikojnë nëse ndonjë nga të burgosurit ka arritur të arratiset.

Vitin e shkuar 56 persona u vranë gjatë një kryengritje në burgun e Manausit në Brazil, në rajonin e Amazonës.

Të fundit