Flash News

KRYESORE

Tentuan të fusnin drogë në burgun e Shënkollit, pezullohen nga detyra gjashtë policë

Tentuan të fusnin drogë në burgun e Shënkollit, pezullohen

Gjashtë punonjës të Burgut të Shënkollit në Lezhë janë pezulluar nga detyra, pasi kanë tentuar të fusin lëndë narkotike brenda ambienteve të burgut. Punonjësit nuk kanë respektuar rregullat e sigurisë dhe droga do të futej te të dënuarit përmes ushqimit.

Nuk bëhet me dije sasia e lëndës narkotike dhe lloji i saj. Pesë prej efektivëve të pezulluar nga detyra janë: Alfred Noka, Agostin Maka, Arben Biba, Sajmir Frroku.

Punonjësit e pezulluar nga detyra kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni se brenda ushqimit për të dënuarit kishte drogë. Pritet të mësohet se nga e kanë marrë drogën efektivët e Policisë së Burgut dhe për cilët të dënuar ishte e destinuar lënda narkotike. Deri në sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti, 6 punonjësit do të qëndrojnë të pezulluar nga puna.

Të fundit